“HERA E PARË DHE E FUNDIT…”/ Enca flet për gjendjen e saj shpirtërore pas humbjes së të atit – AlpeGossip
“HERA E PARË DHE E FUNDIT…”/ Enca flet për gjendjen e saj shpirtërore pas humbjes së të atit

“HERA E PARË DHE E FUNDIT…”/ Enca flet për gjendjen e saj shpirtërore pas humbjes së të atit

Muajin e kaluar, këngëtarja Enca Haxhia pësoi humbjen e madhe.

Babai i saj ndërroi jetë, ndërsa lajmin e hidhur ajo e ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja u shpreh se këto janë ditë të vështira për të, megjithatë nuk preferoi ta ndajë dhimbjen e madhe me publikun.

Për faktin që nuk mbajti zi për të atin dhe iu rikthye muzikës me projekte të reja si dhe publikoi foto në Instagram, Enca u kryqëzua nga një pjesë e fansave të saj.

Kështu, edhe njëherë ajo sqaroi se preferon ta mbajë larg Instagram-it dhimbjen e saj.

E pyetur për gjendjen e saj shpirtërore pas humbjes së të atit, këngëtarja u përgjigj:

“Të tregohem e sinqetë, shumë e miksuar. Sidomos këto ditë që kam pasur më shumë kohë ‘t’i ndjej ndjenjat e mia”.

Gjithashtu, dikush e pyet Encën si është në gjendje të publikojë foto ku shfaqet e lumtur menjëherë pas ndarjes nga jeta të personit të saj të shtrenjtë.

“Hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë këtu. Askush nuk e di se çfarë ndodh pas Instagram-it, sesi i përjetoj unë dhe familja ime gjërat dhe askujt nuk i intereson/dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj në të vërtetë nuk i detyrohem askujt asnjë përgjigje, por meqë ma pyetët shpesh.

Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua s’do t’i trajtoja kurrë si tema Instagram-i.

Instagram-i nuk është jeta ime, është një pjesë e saj. Unë zgjedh të ndaj gjërat e bukura, motivuese dhe artistike këtu dhe kaq.

I vlerësoj shumë dashurinë dhe ngushëllimet dhe zgjedh të injoroj negativitetin dhe injorancën. Paqe”- janë fjalët e Encës.