HISTORIA “MAGJEPSËSE” QË QËNDRON PAS MICHAEL KORS/ Ja si e “pushtoi” ai botën e modës – AlpeGossip
HISTORIA “MAGJEPSËSE” QË QËNDRON PAS MICHAEL KORS/ Ja si e “pushtoi” ai botën e modës

HISTORIA “MAGJEPSËSE” QË QËNDRON PAS MICHAEL KORS/ Ja si e “pushtoi” ai botën e modës

Ekziston një histori magjepsëse suksesi pas shtëpisë së modës Michael Kors, nga emri i themeluesit e deri te vendi që kjo shtëpi mode zë në arenën globale. Karl Anderson Junior është lindur në New York më 9 Gusht 1959. Nëna e tij e cila ka qenë modele u martua përsëri kur Karl ishte vetëm 5 vjeç dhe mendoi se nëse djali i saj do të ndryshonte mbiemrin e tij atëherë ai kishte mundësinë që të zgjidhte edhe një emër të ri dhe kështu (ri) lindi emri Michael Kors. Michael Kors madje ishte ai i cili disenjoi fustanin e nënës së tij kur ajo u martua për herë të dytë.

Ky është një fillim i thjeshtë për një ndër emrat më të njohur rreth e përqark botës. Sot Michael Kors është një markë e mirënjohur globalisht, e cila ka sjellë stilin amerikan në më shumë se 100 vende duke bërë njëkohësisht themeluesin e saj një person shumë të pasur.

Me partneritete në shoqërinë e lartë të botës së Formula One dhe i mirënjohur mes të famshmëve, plus me një numër të madh çmimesh dhe rekorde të jashtëzakonshme në filantropi, të gjithëve na lind pyetja: Si shkoi çdo gjë deri këtu?

1977- Michael Kors u rregjistrua në Fashion Institute of Technology në New York të cilën e la vetëm nëntë muaj më vonë kur i’u ofrua mundësia për të shitur stilimet e tij në dyqanin ku ai punonte, Lothars, butiku në West 57th Street.

1981- Puna e Kors ra në sy të Daën Mello, ish drejtori I modës në departamentin e dyqanit Bergdorf Goodman në Fifth Avenue I cili e ndihmoi atë të ekspozonte koleksionin e tij të veshjeve për femra te blerësit që vinin në dyqan.  Brenda tre vjetësh koleksioni i Kors pajisi Saks Fifth Avenue, Neiman Markus dhe Bloomingdale.

1983- Brandi Michael Kors mori çmimin First American Original Award nga Dupont.

1984- U hap sfilata e parë e Michael Kors.

1990- Kompania MichaEL Kors filloi gamën e saj Kors.

1997– Kors u bë i pari stilist I LVMH- me veshje gati për të veshur të femrave të shtëpisë Franceze Celine e cila është nën drejtimin e tij.

1998- Kors u bë drejtori kreativ i Celine.

1999- LVMH bleu 33 % aksione në brandin Michael Kors. Po të njëjtin vit, Këshilli i stilistëve të modës në Amerikë (CFDA) shpallën Kors disenjuesin e vitit të veshjeve për femra.

2002- Kors nxorri në treg linjën e tij të parë të veshjeve për meshkuj.

2003- Kors u quajt Disenjuesi i vitit për veshjet për meshkuj i Këshillit të stilistëve të modës në Amerikë( CFDA). Sportsëear Holdings Limited investoi në Brandin Michael Kors 85% të aksioneve duke blerë gjithashtu edhe investues të mëparshëm si LVMH.

2004- Kors lë Celine pasi ndërton brandin e tij në mënyrë të pavarur. Ai I bashkohet shfaqjes Project Runaway në US TV si gjyqtar ku morri pjesë në 10 sezone. Aksesorët MICHAEL Michael Kors dolën në treg. Linja e aksesorëve doli në treg në dyqanet anë e mbanë Shteteve të Bashkuara dhe u zgjerua në ready-to ëear, rroba banjo, xhinse dhe këpucë.

2006- 25 vjet pas krijimit të saj, kompania hapi dyqanet me pakicë.

2010- CFDA i dha Kors çmimin Geoggrey Beene Lifetime Achievement Award: Ai është personi më I ri në moshë që e ka marrë këtë çmim

2013- Kors ishte pjesë e listës së 100 njerëzve më influentë në botë sipas Time 100. Ai u shfaq edhe në listën e  Neë York’s Observer të 100 njerëzve më influentë në botë dhe Revistën Out në 2014-ën te 50 njerëzit më influentë.

2015- Kors u shpall Ambasadori Global kundër urisë për United Nations World Food Programme, në njohje të shumë viteve filantropie, duke përfshirë këtu kërkime intensive për sëmundjen e kancerit.

2016- Michael Kors shpalli partneritetin me McLaren Honda, duke u bërë partneri zyrtar i Formula One.

2017– Michael Kors Holdings bleu brandin luksoz të këpucëve Jimmy Choo Plc për 1.2 bilion $.

25 Shtator 2018 u publikua lajmi se Michael Kors bleu shtëpine e modës Versace për 2 bilion $.