Humbja e peshës, më e vështirë kur jeni të shkurtër? Ja çfarë duhet të bëni! – AlpeGossip
Humbja e peshës, më e vështirë kur jeni të shkurtër? Ja çfarë duhet të bëni!

Humbja e peshës, më e vështirë kur jeni të shkurtër? Ja çfarë duhet të bëni!

Humbja e peshës është shumë e vështirë. Por për disa njerëz është akoma më e vështirë, kjo për shkak të moshës, peshës, gjatësisë, hormoneve etj. Ju ndoshta e keni kuptuar se, të shkurtrit e kanë më të vështirë të humbasin peshë.

Por a është me të vërtetë kaq e vështirë të humbësesh peshë, kur je i shkurtër?

Një studim të fundit, që tregon se është shumë e vështirë për gratë e shkurtra të humbasin peshë. Dritare.net sugjeron se, për të gjitha femrat e shkurtra, të mos konsumojnë shumë ushqime kalorike, pasi do të shtojnë peshë shpejt.

Dietologia Luiza Petre, thotë se, edhe nëse ju kryeni të njëjtat aktivitete me personat e tjerë, fatkeqësisht, të gjatët humbasin peshë më shpejt. Edhe nëse ju hani më pak kalori, do të jetë më e vështirë të humbisni peshë.

Sipas dietologes, arsyeja e vërtetë pse njerëzit e shkurtër nuk humbasin peshë është se, sa më shumë muskuj të kenë, aq më shpejt funksionon metabolizmi. Pra njerëzit e shkurtër nuk kanë shumë muskuj dhe është më e vështirë për t’u dobësuar. Njerëzit e gjatë kanë më shumë muskuj se të shkurtrit, prandaj e kanë më të lehtë të dobësohen.

Ja cilat janë disa këshilla që të bini sa më shpejtë:

-Duke qesë se jeni të shkurtra, ju duhet të ushtroheni më fortë dhe të zhvilloni kështu një masë muskulore, gjë që ju ndihmon edhe të humbisni kalori. Një stërvitje 30 minutëshe do t’ju bënte super mirë.

 

-Largoni urinë. Epo e dimë se sa e vështirë është për ju që të dobësoheni, duke qenë të shkurtër, po ju duhet mbani një dietë që është e dobishme për ju, me pak fruta, perime, lëngje, që ju mbajnë edhe të shëndetshme.

 

-Llogaritini nevojat tuaja të kalorive. Dritare.net informon se, duke përdorur telefonin, ju mund të llogarisni, peshën tuaj, me moshën, gjatësinë dhe kështu, vetëm duke u bazuar te këto do ta keni më të lehtë të dini, sa duhet të hiqni dhe sa jo.

 

-Bisedoni me një ekspert. Për të ditur se si të dobësoheni, ju sigurisht duhet të flisni me një ekspert, dietolog, i cili do t’ju ndihmojë të hiqni kilet e tepërta dhe do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Ndiqni sugjerimet e tij dhe do ta keni më të lehtë të dobësoheni.

 

Gjithsesi ju duhet të hani më pak, të ushtroheni më shumë, ndoshta do të zgjasë pak, por në fund do ia dilni të humbini peshë.