HYRI LAKURIQ NË PISHINË ME DY FEMRA/ 21-vjeçarja ther për vdekje të dashurin (FOTO) – AlpeGossip
HYRI LAKURIQ NË PISHINË ME DY FEMRA/ 21-vjeçarja ther për vdekje të dashurin (FOTO)

HYRI LAKURIQ NË PISHINË ME DY FEMRA/ 21-vjeçarja ther për vdekje të dashurin (FOTO)

Një vajzë e zemëruar ka goditur të dashurin për vdekje pasi e akuzoi që ka qëndruar lakuriq me disa femra të tjera në një pishinë të nxehtë.

Christopher Pearson hoqi të brendshmet e tij dhe u fut në pishinën e një shtëpie që po zhvillohej një festë në Hucknall të Nottinghamshire. Aty hynë edhe dy femra të tjera që ishin me të brendshme.

Sapo i pa, Demi Harris bërtiti nga dritarja duke i thënë: “Mos guxo! E ke seriozisht që po hyn lakuriq në një pishinë me femra të tjera?”.

21-vjecarja doli jashtë e nevrikosur dhe u përball me të dashurin. Sipas gjykatës, ajo hyri brenda dhe mori një thikë me të cilën preu energjinë elektrike duke shkaktuar ndaljen e dritave dhe muzikës.

Pak minuta më vonë, theri për vdekje të dashurin. Djali u dërgua me urgjencë në spital me dy të therura në stomak por humbi jetën gjatë operacionit.

Ende nuk është vendosur dënimi për Demi Harris.