I DEL NË MBROJTJE FIFIT/ Loco: Po të isha në vend të saj, do të kisha… – AlpeGossip
I DEL NË MBROJTJE FIFIT/ Loco: Po të isha në vend të saj, do të kisha…

I DEL NË MBROJTJE FIFIT/ Loco: Po të isha në vend të saj, do të kisha…

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur, Fifi, vendosi që të dilte përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP” që të kujdesej për veten.

Në emisionin “Ftesë në 5” u komentua dalja e saj dhe në studio ishte i ftuar edhe ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Loco, i cili i doli në mbrojtje Fifit. Ai tha se nëse vendos veten e tij në vend të Fifit, edhe ai do kishte qenë i pari që do kishte dalë njësoj si këngëtarja.

“Po paraqitet sikur Fifi ka probleme me ngarkesën emocionale, mendore e gjëra të tilla. U përpoqa të vendosja veten në pozitën e saj dhe thashë me vete, pavarësisht eksperiencës që pata në “Për’puthen” që isha i vetë kontrolluari e kudi unë se çfarë, kam përshtypjen se në “Big Brother” do të kisha qenë i parë të dilja si Fifi.

Nuk jam mësuar të izolohem. Do dilja unë i pari siç doli Fifi sot. Do kisha dalë para banorëve dhe produksionit e do u thosha se nuk mundem. E kam këtë bindje të fortë. Se nuk jam i mësuar të jem i izoluar. E duke vendosur veten në vend të Fifit, mendoj se nuk është siç po aludohet për të.

Është e vështirë për të gjithë ne që jemi mësuar me telefonin gjithë ditën, kemi liri absolute dhe aty je i izoluar në shumë anë. Ky është problemi”, tha Loco.