I KËRKOI FALJE PASI E INJOROI/ Drake i përgjigjet në mënyrë qesharake modeles së njohur – AlpeGossip
I KËRKOI FALJE PASI E INJOROI/ Drake i përgjigjet në mënyrë qesharake modeles së njohur

I KËRKOI FALJE PASI E INJOROI/ Drake i përgjigjet në mënyrë qesharake modeles së njohur

Gjatë një interviste në emisionin e Ellen, Heidi Klum tha disa gjëra interesante dhe qesharake në lidhje me çështjen ‘Drake’.

Nëse nuk e mbani mend, në shkurt të vitit që kaloi ajo u shpreh se Drake i kishte shkruajtur për një takim, por ajo nuk i kishte kthyer përgjigje, pasi sapo ishte njohur me dashurinë e jetës së saj.

Mirëpo, duke qenë se ishte ndjerë keq për mënyrën se si ishte sjellë i kishte shkruajtur një mesazh atij duke i kërkuar falje.

Përgjigja e Drake ishte qesharake, pasi i kishte çuar vetëm një fytyrë të ngrysur.

Edhe pas këtyre ngatërresave, ajo u shpreh se vazhdon ta pëlqejë shumë muzikën e tij dhe se do shkojë ta dëgjojë në koncerte.