Elena Santarelli, prezantuesja e famshme italiane ishte dje e ftuara e radhës në emisionin “Domenica In”.
Në bisedën e saj me Mara Venier, Elena foli publikisht për sëmundjen e rëndë të të birit, Giacomo, i cili po lufton çdo ditë me kancerin.
“Giacomo është mirë, por vazhdon të marrë ilaçe. Reagimi i tij është i mahnitshëm dhe ka bërë hapa gjigantë, por është një rrugë mjaft e gjatë” – u shpreh Santarelli me lot në sy
“Ai vazhdon të shkojë në shkollë dhe vazhdoj ta dënoj, gjithçka vazhdon si më parë. Giacomo shkon në një shkollë ku të gjithë janë të vaksinuar, gjë që është e rëndësishme sepse janë fëmijë” – shtoi më tej prezantuesja.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Bernardo Corradi po e kalojnë bashkë këtë dhimbje të madhe, por komentet janë të shumta për Elenën, duke e konsideruar si një mama të mrekullueshme.
Dhe gjatë intervistës lidhur me këto komente ajo me përulësi tha: “”Ne jemi të gjitha super mama në të gjitha spitalet, në të gjitha departamentet. Unë bëj atë që të gjitha nënat do të bënin në vendin tim “.