INTERVISTA/ Fjorentina Halili: Eksperienca në “BB9” dhe lidhja ime me Olsin. Në “TCH” më shihnin si armike – AlpeGossip
INTERVISTA/ Fjorentina Halili: Eksperienca në “BB9” dhe lidhja ime me Olsin. Në “TCH” më shihnin si armike

INTERVISTA/ Fjorentina Halili: Eksperienca në “BB9” dhe lidhja ime me Olsin. Në “TCH” më shihnin si armike

Fjorentina Halili ishte njëra ndër konkurentet më të forta të edicionit të 9 të “Big Brother Albania” .

Tipi i saj “çapkën” bëri që ajo të fitonte zemrën e një pjese të madhe të publikut. Gjatë rrugëtimit të saj ne shtëpinë e “Big Brother” , Fjorentina u shoqërua dhe nga Olsi. Ata u kthyen në çiftin më të përfolur për shkak dhe të ngjarjeve të shumta mes tyre.Së bashku arritën deri në finale por nuk mundën ta finalizonin me fitore.

Por si ka ndryshuar jeta e Fjorentinës pas kaq shumë kohësh? Këto dhe të tjera mund ti lexoni në intervistën e mëposhtëme të realizuar nga AlpeNews.al.

Fjorentina, cila ishte shtysa që të bëri të merrje pjesë në Big Brother?

Ishte nipi im! Ai ishte shtysa më e madhe e imja që bëri të isha pjesë e Big Brother.

A je penduar për pjesëmarrjen tënde?

Sigurisht që s’jam penduar dhe po ta ktheja kohën pas do bëja të njëjtën gjë përsëri, do merrja të njëjtin vendim.

Sigurisht që pas daljes nga Big Brother jeta e konkurentëve ndryshon. Si e menaxhon faktin që tashmë je një person publik?

Të them të drejtën jeta ime nuk ka ndryshuar fare. Jam po ajo Fjori që kam qenë, sigurisht që tani më duhet të përballem me faktin që më njohin të gjithë dhe më duhet të ruhem për shumë gjëra por prap mua nuk është se më intereson ky fakt , e jetoj jetën siç dua unë.

Po ngacmimet nga portalet e ndryshme si i përjeton?

Ngacmimet në fillim i kam përjetuar pak keq sepse isha e re në këtë fushë dhe ndjehesha keq kur dëgjoja ndonjë gjë jo të mirë apo gënjeshtër për veten, por me kohën mësova që këtë punë kanë dhe ato duan të ushqehen duke shkruajtur për çdo person publik gjëra që të shesin.

Të gjithë ndjekësit e këtij reality show janë në dijeni për lidhjen tënde me Olsin. A vazhdon të komunikosh ende me të?

Lidhja ime me Olsin ishte e njohur që kur ne të dy ishim jashtë dhe njerëzit sigurisht që ishin në dijeni pastaj aty u vërtetua më shumë. Me Olsin s’kam komunikim, të them që të flas në tel përditë, jo. Ama kur shihemi në festa sigurisht që respekti për njëri- tjetrin ka ngelur. Përshëndetemi në fund të fundit. Olsi ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës time dhe aq më tepër gjërat që unë dhe ai kemi kaluar aty brenda, stuhi të mëdha. Minimumi për njëri-tjetrin është që gëzojmë respekt.

 Ke ndonjë fjalë që do dëshiroje t’ja thoje në këtë moment Olsit?

Asgjë nuk mund ti them sepse ai i di gjërat që i kam thënë gjithmonë, si atje brenda dhe jashtë kur ne ishim bashkë, por dhe kur vendosëm të mos ishim më. Nëse ai është i lumtur unë jam e lumtur për të. Nuk dua ta shoh asnjëherë keq, dhe nëse do jete, do ketë gjithmonë dikë ku mund të mbështetet. I uroj vetëm të mira!

Me cilët nga ish banorët ke ruajtur lidhjet?

Sigurisht janë të pakët ato me të cilët kam ruajtur marrëdhëniet, por ndihem mirë me: Donën,Donaldin,Denisin,Marjusin,Enidën,Jonën,Ademin, Kein.

Nëse do të të jepej mundësia të hyje sërish në Big Brother, çfarë do kishe ndryshuar?

Nëqoftëse do më jepej mundësia dhe një herë për të hyrë aty brenda, unë si Fjor s’do ndryshoja asgjë. Nuk jam bërë pishman për asgjë. Çfarë kam bërë aty do t’i ribëja përsëri hahaha.

Cila është këshilla jote për të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë në këtë spektakël?

E vetmja këshillë është të jenë ato që janë në të vërtetë ashtu siç isha unë dhe Olsi. Jo të ndryshosh sepse e do loja, por të jesh me këmbë në tokë dhe realist si dhe të tregohesh ai që je. Kaq!

Në natën finale, t’u ofrua një mundësi pune pranë Top Channel. A të është mundësuar vërtetë ky pozicion pune? Nëse po, si të është dukur si eksperiencë?

Sigurisht që unë pozicionin e punës e pranova, punova afro 1 vit.Aty u miqësova me shumë njerëz por kishte dhe nga ato që më bënë armike më shikonin si kërcënim te vetja por kjo s’do të thotë që mua më interesoi shumë. Vazhdova punën time deri në fund dhe kur mbaroi kontrata thjesht u largova. Kaq! Respekte për televizionin Top Channel.

Në momentin që po flasim je single apo e dashuruar?

Për jetën time private e kam pak të vështirë të flas sepse kohët e fundit kanë dalë shumë gjëra të cilave  unë si kam dhënë shumë rëndësi por po të them që single jam. Megjithatë  është dhe dikush që më bën të ndihem mirë sa herë që e takoj. Më bën të më shkëlqejnë sytë, të më dalin flutura në stomak.

Të kemi parë shpesh në shoqërinë e Xhani Demikës. Është thjesht shok apo…?

Ahhh Xhani Demika! S’di s’di çfarë të them për atë djalë …Djalë i shkëlqyer, me zemër të madhe , serioz, i mençur, i edukuar, i rritur mirë dhe unë e vlerësoj kaq shumë sepse ka bërë dhe shumë për mua. Më ka këshilluar shumë dhe pse është më i vogël se unë dhe unë e respektoj. Si ai djalë nuk bën nëna dy!

Cilat janë planet e tua për të ardhmen?

Unë veten time së shoh fare këtu por diku tjetër. Megjithatë për momentin po merem me dy punë. Po punoj me një ish kolegen time që ka punuar dhe ajo prej vitesh në Top Channel dhe  tani që nuk është më, po bashkëpunojmë të dyja me Denada Mitron. Puna tjetër, është një punë qefi .Duke qenë se unë dal shpesh në clube, kam shumë të njohur dhe më është ofruar punë në një club në Tiranë bashkë me mikun tim Xhani Demika. Ai në profilin e Drejtor artistik un pjesën tjetër të reklamave.

Përgatiti: AlpeNews.al