ISHIN TË DASHURA PËR NJË VIT? Këngëtares së “Spice Girls” i vjen në majë të hundës dhe reagon publikisht - AlpeGossip
ISHIN TË DASHURA PËR NJË VIT?  Këngëtares së “Spice Girls” i vjen në majë të hundës dhe reagon publikisht

ISHIN TË DASHURA PËR NJË VIT? Këngëtares së “Spice Girls” i vjen në majë të hundës dhe reagon publikisht

Një javë pasi Mel B bëri deklaratën shokuese se ka kryer marrëdhënie seksuale me shoqen e saj, në kohën kur ishin pjesë e grupit “Spice Girls”, Geri Horner vendos të reagojë për herë të parë.

46-vjeçarja u shpreh se ndihej e lënduar nga thashethemet për marrëdhënien e tyre dhe vendosi që të ecte përpara.

Përfaqësuesi i saj në një deklarate të dërguar për “MailOnline” shkruan se, Geri thekson dashurinë për katër ish-shoqet e saj të grupit, ndërsa shprehet se mezi po priste nisjen e turneut.

“Ishte shumë zhgënjyese të lexoje sërish gjithë ato thashetheme, veçanërisht në Ditën e Nënës gjatë gjithë kohës. Geri i do ‘Spice Girls’: Emma-n, Mel B, Mel C dhe Victoria-n. Geri do të donte që fansat të dinë se ajo që është raportuar kohët e fundit thjesht nuk është e vërtetë dhe ka qenë shumë e dëmshme për familjen e saj. Ajo mezi po pret që takojë vajzat dhe të gjithë fansat gjatë turneut, të kalojnë një kohë të bukur dhe të bëjnë kujtime të reja”, thuhet në deklaratë.

Ajo është nëna e dy fëmijëve, vajzës Bluebell, 12 vjeçe dhe djalit Monty, 2 vjeç.

Reagimi i saj vjen pas thashethemeve se ajo që ndodhi mes Geri-t dhe Mel B nuk ishte vetëm një herë, por marrëdhënia e tyre zgjati të paktën 1 vit.