“ISHTE ALKOLIST…”/ Lindita e “Për’puthen +40” flet për 12 vitet e martesës: Më iku rinia… – AlpeGossip
“ISHTE ALKOLIST…”/ Lindita e “Për’puthen +40” flet për 12 vitet e martesës: Më iku rinia…

“ISHTE ALKOLIST…”/ Lindita e “Për’puthen +40” flet për 12 vitet e martesës: Më iku rinia…

Lindita Bimi foli sot në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, për martesën dhe pohoi se ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishte e martuar me shkuesi, ishte i alkoolizuar dhe se forca më e madhe për ta kaluar këtë situatë të vështirë ishin djemtë e saj.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Lindita Bimi, ka folur rreth martesës së saj të parë dhe për ish-bashkëshortin, si asnjëherë më parë. Ajo ka zbuluar se ka qenë martuar me shkuesi dhe se ish-burri ishte i alkoolizuar. Bimi ka shtuar se forca më e madhe për të kaluar këtë situatë të vështirë ishin djemtë e saj.

“12 vite bashkëjetesë me një njeri që nuk e kam dashur. Kam qenë e detyruar të themi dhe prindërit e mi pak fanatik më thonin “hë se do ndryshoj’ sepse ka qenë dhe alkoolist. Por ai nuk ndryshoi kurrën e kurrës. Unë s’mund të rrija gjatë gjithë jetës sime me atë mentalitet. Aty pastaj thashë stop… mua më iku gjithë rinia në atë kohë kot se unë jam martuar e vogël me shkuesi, jo me dashuri, rrëfeu Lindita në emisioni “Abc e pasdites””.

Bimi shtoi se ka humbur rininë, të cilën e ka filluar sërish pas ndarjes me të. Duke qenë një personazh i lirë, pa komplekse, personazh që ka mposhtur mentalitetin shqiptar, ajo the se për këtë ishte përzgjedhur edhe si personazh i një reviste të huaj, ku flet për tabutë