“JA PSE ËSHTË ZBUKURUAR XHENSILA”/ Besi i nxjerr “sekretin” gruas (FOTO) – AlpeGossip
“JA PSE ËSHTË ZBUKURUAR XHENSILA”/ Besi i nxjerr “sekretin” gruas (FOTO)

“JA PSE ËSHTË ZBUKURUAR XHENSILA”/ Besi i nxjerr “sekretin” gruas (FOTO)

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Ato janë shumë aktivë në rrjete sociale ku publikojnë vazhdimisht momente familjare, momente romantike dhe nuk mungojnë as batutat.

Së fundmi Besi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto krah bashkëshortes. Dyshja kanë shkrepur një selfie në makinë dhe Xhensila shihet e kuruar deri në detaje. Besi shkruan me humor se këngëtarja ka marrë nga ai, prandaj dhe është zbukuruar.

“Është e vërtetë që çiftet fillojnë marrin nga njëri-tjetri, ja pra pse është zbukuruar mrs.Kallaku”, ka shkruar me aktori duke shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit e tij.