JA SHPREHU “LIVE”/ Lorenc Hasrama shpreh pëlqimin për Isida Mollaymerin dhe jo pa arsye – AlpeGossip
JA SHPREHU “LIVE”/ Lorenc Hasrama shpreh pëlqimin për Isida Mollaymerin dhe jo pa arsye

JA SHPREHU “LIVE”/ Lorenc Hasrama shpreh pëlqimin për Isida Mollaymerin dhe jo pa arsye

Lorenc Hasrama ka qenë i ftuar këtë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, për të folur mbi temën “Më mirë single apo i martuar”. Lorenci gjithashtu ka performuar këngën “Si të flas”, bashkëpunim mes tin dhe Olsi Bylykut.

Ai dhuroi një performancë shumë emocionuese duke kënduar ‘live’, ndërsa bukurinë ia shtoi balerina e njohur Isida Mollaymeri, e cila u çua dhe kërceu në mënyrë shumë sensuale dhe klas pranë tij.
Menjëherë pas përfundimit të performancës, Lorenci ka treguar se ka qarë shumë kur e ka shkruar këtë këngë, por ndër të tjera i ka dedikuar edhe disa fjalë të bukura Isidës.

“Kur e kam shkruar këtë këngë kam qarë çdo fjalë që kemi shkruar dhe po ta dija që ti ekzistoje, më fal por unë nuk jam aq i përhapur nëpër botën e showbizit, ti do ishe më kryesore se ne aty në skenë kur e kemi kënduar”, është shprehur Lorenci.

“Ta kesh parasysh për projektet e radhës”, shtoi Roza Lati, ndërkohë që Flavio Qarri theksoi “ose për projektin e jetës”.