“JAM I LIDHUR ME FAMILJEN”/ Efi-Bledit: Nuk jetoj në një shtëpi me prindërit e tu – AlpeGossip
“JAM I LIDHUR ME FAMILJEN”/ Efi-Bledit: Nuk jetoj në një shtëpi me prindërit e tu

“JAM I LIDHUR ME FAMILJEN”/ Efi-Bledit: Nuk jetoj në një shtëpi me prindërit e tu

Sot në “Përputhen” Bledi tregoi se është shumë i afërt me familjen dhe do të dëshironte që partnerja e tij e ardhshme të jetonte në një shtëpi me të dhe prindërit e tij.

Një ndër pëlqimet e konkurrentit në program është Efi, e cila reagoi kundër. Ajo tha se nuk dëshiron të jetojë në një shtëpi me prindërit e partnerit.

Efi: Një çift e privon veten nëse ka pjesëtarë të tjerë, nëse duan të zihen, të bërtasin apo të dashurohen. Nëse jam me nerva, e rezervoj veten para prindërve të tu. Unë do të doja afër, shumë në rregull, por jo në një shtëpi.

Bledi: Ne akoma jetojmë me traditat. E di çfarë familje kam. Unë i kuptoj problemet që thotë Efi por jam unë për të rregulluar të gjithë gjërat.