“JE I PAFYTYRË…”/ Debati i fortë mes Kristit dhe Luizit: Tradhtar dhe… – AlpeGossip
“JE I PAFYTYRË…”/ Debati i fortë mes Kristit dhe Luizit: Tradhtar dhe…

“JE I PAFYTYRË…”/ Debati i fortë mes Kristit dhe Luizit: Tradhtar dhe…

Pas përfundimit të spektaklit, Krist Aliaj po komentonte gjestin e Luiz Ejllit, i cili nuk u ngrit fare për ta përqafuar atë, kur u surprizua nga e ëma, moment i cili e përloti atë nga malli që kishte për të.

Kur Kristi u kthye në dhomën e ndenjjes, të gjithë banorët e përqafuan atë, përveç këngëtarit. Pikërisht ky gjest i bëri përshtypje atij dhe Nita Latifit. Madje kjo e fundit tha se edhe ajo kur ka patur surprizë, ai nuk e ka përqafuar.

Teksa Kristi po fliste me Kiara Titon, për mënyrën se si kjo e fundit reagoi ndaj një komenti që ai bëri për Luizin, ky i fundit doli në oborr dhe e pyeti Kristin se çfarë problemi kishte.

Kristi tha se ai është i pafytyrë dhe problemi më i madh është që ai nuk e konsideron problem një gjë të tillë.

Duke u larguar, Luizi e cilësoi Kristin tradhtar dhe të pabesë, dy ofendime këto që nëna e Kristit, tha se ai duhet të reagojë, pasi janë shumë të rënda, kur flitet për besnikërinë apo dinjitetin e tij.