“E DI QË PËR MUA S’TË RR*HET HIÇ”/ Kiara shpërthen ndaj Efit: Mllefin e Luizit mos ma nxirr mua – AlpeGossip
“E DI QË PËR MUA S’TË RR*HET HIÇ”/ Kiara shpërthen ndaj Efit: Mllefin e Luizit mos ma nxirr mua

“E DI QË PËR MUA S’TË RR*HET HIÇ”/ Kiara shpërthen ndaj Efit: Mllefin e Luizit mos ma nxirr mua

Një debat i ashpër ndodhi mbrëmjen e kaluar mes Efit dhe Kiarës. Efi i tha Kiarës se ajo është mashtruese, pasi i kishte thënë asaj që është sqaruar dhe i ka parë të gjitha.

Mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një debat i ashpër mes Kiara Titos dhe Efi Dhedhes. Kjo e fundit i tha moderatores se ajo është mashtruese, pasi i kishte thënë asaj që është sqaruar dhe i ka parë të gjitha.

Nga ana tjetër, Kiara u shpreh se është shumë e zhgënjyer nga Efi dhe i kërkoi asaj që inatin që ka me Luiz Ejllin, të mos ia shfryjë më asaj.

Kiara tha se Efi e hodhi atë poshtë vetëm me një debat që ndodhi mes tyre. Ajo shtoi se Efit nuk i ka bërë asgjë dhe se ajo po luan viktimën.

Efi u shpreh se ashtu siç e ka bërë ajo dhe Luizi të ndihen ashtu do ia kthejë edhe ajo. Nga ana tjetër, Luizi i cili po i ndiqte nga pak metra distancë, tha se kjo situatë krijohet për shkak të afrimit të finales.

Pjesë nga debati:

Efi: Më vjen shumë keq Kiara, të tolerova, nuk ka më tolerimë. Të fala 1 herë 2

Kiara: Më vjen shumë keq që të gjithë nervin, mllefin e Luizit ma nxjerr mua dhe këtë gjë nuk ta toleroj

Efi: Po, po, bëj viktimën tani

Kiara: Viktimën nuk e bëj unë

Efi: Nuk ma ndjen më, ta kesh parasysh

Kiara: Nervin e Luizit mos ma nxirr mua, se e di se për mua nuk të rr*het hiç, po ta them troç

Efi: Për asnjërin, as për ty e as për Luizin. Ti je mashtruese

Kiara: Ti ça je? Ajo që thua të drejtën?