“JE PËR TË ARDHUR KEQ”/ Vajzat zihen në mes të Për’Puthen për Mevlanin! Konkurrenti bën kërkesën e çuditshme – AlpeGossip
“JE PËR TË ARDHUR KEQ”/ Vajzat zihen në mes të Për’Puthen për Mevlanin! Konkurrenti bën kërkesën e çuditshme

“JE PËR TË ARDHUR KEQ”/ Vajzat zihen në mes të Për’Puthen për Mevlanin! Konkurrenti bën kërkesën e çuditshme

Trekëndëshi i dashurisë që po krijohet në Për’Puthen, ku protagonistë janë konkurrentët Mevlan Shaba, Efi Dhedhes dhe Filloreta Pira ka ndezur debate të forta mes vajzave. Megjithatë përveç debateve në studio, konkurrenti ka habitur edhe me kërkesën e tij për njërën nga vajzat.

Gjatë puntatës së sotme të programit, Mevlani i kërkoi Filloretës të mbyllë rrjetet e saj sociale që të bindet për pëlqimin e saj ndaj tij. Kjo e fundit u shpreh se kërkesa e tij është diçka e parealizueshme për të, dhe iu kundërpërgjigj konkurrentit me një tjetër kërkesë.

Pjesë nga biseda:

Filloreta: Po erdha, tani të të kërkoj unë që të dalim nga program je në gjendje ti?

Filloreta: Po kur të duash ti.

Filloreta: Përpara se të dalim dua që ti sqaroj gjërat mirë.

Mevlani: Kjo ishte dyshimi im, nuk ishte çështje xhelozie apo kusht, për çështjen e Instagramit. Në momenti që ti më thua që nuk më intereson asgje tjetër përveç teje, këtë doja të kuptoja nëse është e vërtetë apo jo.

Por, nuk kanë munguar as debatet gjatë kësaj puntate, ku ka pasur një tjetër përplasjeve mes dy pëlqimeve të Mevlanit, Efit dhe Filloretës. Shkak u bë një koment i Filloretës e cila i tha Efit “Je për të ardhur keq.”

Debati:

Efi: Moj a je mirë ti?!

Filloreta: Unë shumë mirë jam.

Efi: Shkoi qetësohu njëherë dhe pastaj fol!

Filloreta: Po më vjen keq për ty, je për të të ardhur keq.

Efi: Shif njëherë veten, sepse kjo je ti dhe në çdo rast e tregon veten se kush je.

Filloreta: Mos ta dëgjoj zërin.

Efi: Mos ta dëgjoj më fjalën “më vjen keq.”

Filloreta: Hajde ofendo nëse është kjo forca jote.

Efi: Ti sapo më ofendove mua.

Filloreta: Ti e fillove.

Efi: Më thuaj çfarë të thashë? Më tregon ti çfarë të vjen keq!

Bora Zemani: Të të besojë ty që ke ardhur këtu vetëm për Mevlanin atëherë mund të mbyllësh rrjetet sociale, që ta kuptojë që ke ardhur vetëm për atë këtu.

Filloreta: Kërkoi diçka të pamundur për arsye se mua më lidh puna, unë edhe pse jam këtu jam akoma me punë në Zvicër. A je në gjendje ti ta lëmë programin këtu dhe të vazhdojmë njohjen jashtë?

Mevlani: Jashtë? Po ti pse erdhe këtu brenda kur e doje jashtë.