Jeni kurioz dhe të GUXIMSHËM?! Legjendat urbane që t’ju lënë pa gjumë sonte…! (VIDEO) – AlpeGossip
Jeni kurioz dhe të GUXIMSHËM?! Legjendat urbane që t’ju lënë pa gjumë sonte…! (VIDEO)

Jeni kurioz dhe të GUXIMSHËM?! Legjendat urbane që t’ju lënë pa gjumë sonte…! (VIDEO)

Keni dëgjuar për legjendat urbane?

Sot ato janë kthyer në mite dhe folklor i së shkuarës, por te disa prej tyre ka kaq shumë elemente reale, sa të gjithë vrasim mendjen nëse janë të vërtetë apo jo.

Ja 10 legjendat urbane që do t’ju bëjnë të ktheni kokën prapa teksa ecni në rrugë natën:

  1. SHTËPIA E PAFUNDME
    Një burri iu ofruan 500$ për t’i mbijetuar një turi përmes një shtëpie të pushtuar nga fantazmat. Atij iu tha se nëse u mbijetonte 9 dhomave të torturave, ai mund t’i merrte paratë. Burri në fjalë e përfundoi “detyrën” dhe mori paratë, që i ishin premtuar. Por kur u zgjua të nesërmen në mëngjes, ai kuptoi se nuk ishte larguar kurrë nga ajo shtëpi.

        2. SMILE.JPG

Një foto me titull “SMILE.JPG” qarkullon në internet prej shumë kohësh. Kjo foto është një pozë e një qeni me diçka të ligë në dukje. Ata që e shohin këtë foto shkojnë drejt çmendurisë dhe në mënyrë të pashmangshme vrasin veten. Nëse merrni një dosje në internet me mbishkrimin “SMILE.JPG”, mos e hapni!

 

 

  1. SPEKTAKLI QË VRET

Shumë persona kanë bërë thirrje për tërheqjen e një shfaqjeje televizive të viteve ’70, që kishte personazhe të frikshme (SHUMË!), të cilët konsumonin lëkurë njeriu dhe terrorizonin fëmijët, pjesë e “spektaklit”. Prindërit deklarojnë se nuk mbajnë mend që fëmijët t’u kenë kërkuar për ta parë këtë show. Sipas tyre, fëmijët ulen pranë televizorit dhe qëndrojnë të ngrirë për rreth 30 minuta.

 

 

 

  1. DORA E LËPIRË

Një natë, një fëmijë dëgjon zhurmën e rrjedhjes së rubinetit dhe çohet për ta mbyllur. Më pas, kthehet në shtrat dhe në momentin kur është e shtrirë, qeni i lëpin dorën. Në mëngjes, qeni kishte humbur dhe një mesazh ishte shkruar më gjak në mur: “PEOPLE CAN LICK TOO” (Edhe njerëzit mund të lëpijnë). Rrjedhja që kishte dëgjuar vogëlushja nuk kishte qenë gjë tjetër veçse rrjedhja e gjakut të qenit në vaskë.

 

 

  1. GRUAJA GOJËPRERË

Një grua e maskuar gjuan në rrugët e Japonisë, e armatosur me gërshërë. Kur u afrohet të huajve, pyetja e vetme që u bën është: “AM I PRETTY?” (A jam e bukur?). Nëse përgjigjja është “po”, atëherë ajo i bën si vetja: gojëprerë. Nëse përgjigjja është “jo”, atëherë ajo i vret.

 

 

  1. EKSPERIMENTI RUS I GJUMIT

Studiuesit rusë detyruan të eksperimentuarit të qëndronin pa gjumë për plot 15 ditë, gjë që çoi në një mënxyrë të vërtetë. Njerëz të çmendur, që dëmtonin veten dhe bërtisnin për orë të tëra. Çmenduria arriti deri aty sa ata filluan të hanin mishin e tyre dhe të përshpërisnin me njëri-tjetrin. Studiuesit u detyruan ta ndërprisnin eksperimentin para afatit të përcaktuar, por të eksperimentuarit refuzuan të dilnin.

 

 

  1. GRUAJA ZOT

Një grua me fytyrë prej plastike u shfaq në një spital. Ajo ishte mbuluar e tëra me gjak dhe kishte dhëmbë të gjatë si gjilpërë. Gruaja ishte e papërmbajtshme në sjellje, prandaj stafi u përpoq ta qetësonte dhe ta mbante nën kontroll, por ajo i sulmoi në mënyrë të dhunshme. Kur njëri nga mjekët e pyeti se kush ishte, ajo u përgjigj: “I AM GOD!” (Unë jam Zoti!). Menjëherë pas përgjigjes, ajo filloi të vriste tërë stafin, përveç njërës prej infermiereve, e cila e quajti: “THE EXPRESSIONLESS”

 

 

  1. ZVARRANIKU

Një çift të martuarish u zgjuan në mes të natës duke gjetur një krijesë të çuditshme në dhomën e tyre. Krijesa kërceu në krevat dhe qëndroi vetëm pak centrimetra larg tyre, para se të largohej për te dhoma e fëmijës. Çifti vrapoi për te dhoma e vajzës, të cilën e gjetën gjysmë të vdekur, duke përsëritur “HE IS THE RAKE!” (Ai është zvarraniku!)

 

 

  1. KUKAFSHEHTI VETËM

Mbush një kukull me oriz dhe tërhiq një shpirt për ta futur brenda saj në 3:00 të mëngjesit. Zgjidh një armë dhe fshihe kukullën “e pushtuar”. Nëse kukulla të gjen, vrite, sepse nëse nuk e gjen ajo të të marrë shpirtin për t’u bërë e pavdekshme.

 

 

  1. I PAFYTYRI

I pafytyri është një burrë i gjatë, i hollë dhe pa fytyrë, i veshur me kostum. Ai shfaqet në foto të fëmijëve të zhdukur. Thuhet se ai rrëmben fëmijë dhe i detyron të vrasin për të. Në 2014-n, 2 adoleshente në Milwaukee vranë shoqen e tyre duke e goditur me thikë plot 19 herë, si një “dhuratë” për të pafytyrin.

Gjumë të ëmbël!