JO VETËM ERA/ Tashmë edhe Nora Istrefi ka bërë ndryshimin e madh në “look” ashtu si motra e saj – AlpeGossip
JO VETËM ERA/ Tashmë edhe Nora Istrefi ka bërë ndryshimin e madh në “look” ashtu si motra e saj

JO VETËM ERA/ Tashmë edhe Nora Istrefi ka bërë ndryshimin e madh në “look” ashtu si motra e saj

Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.

Nora gjithmonë ka spikatur për stilin e saj të veçantë në ‘look’, si në përditshmëri edhe në çdo dalje të saj televizive dhe klipe. Së fundmi bukuroshja ka bërë një ndryshim në pamje dhe këtë na e ka treguar me anë të një postimi në Instastory. Nga sot e tutje Norën do ta shikojmë me baluke, një trend i ri që e kanë provuar edhe disa personazhe të tjerë VIP, ashtu si edhe motra e saj, këngëtarja e njohur, Era Istrefi.

Jo vetëm Era, tashmë edhe Nora Istrefi ka bërë ndryshimin e

Pas bashkëpunimit që rezultoi shumë i suksesshëm me Shkurte Gashin dhe Bardhin ‘Mama Mia’, bukuroshja nuk vonoi gjatë, por na surprizoi me një projekt të ri shumë shpejt. Këtë e bëri me dije vetë artistja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

E teksa vetëm para pak ditësh, Nora publikoi ‘Ciao’ me tekst të shkruar nga Yll Limani dedikuar dashurisë së humbur duket se bukuroshja ka arritur suksesin e parë duke numëruar mbi 2 milion klikime në platformën YouTube.

Epo, mesa duket Nora i ka ‘goditur’ zemrat e ndjekësve me këtë projekt.