JO VETËM KARROTA/ Këto janë ushqimet që përmirësojnë shikimin – AlpeGossip
JO VETËM KARROTA/ Këto janë ushqimet që përmirësojnë shikimin

JO VETËM KARROTA/ Këto janë ushqimet që përmirësojnë shikimin

Karrotat njihen si ushqimet më të mira që përmirësojnë shëndetin e syve, por përveç tyre ka dhe shumë produkte të tjera. Për të patur një shikim më të qartë duhet të përfshini patjetër në dietën tuaj ushqimet e listuara më poshtë.

Spinaqi, brokoli, lakra, marulet përmbajnë shumë antioksidantë që ulin rrezikun e prekjes nga degjenrimi makular dhe perdja e syrit.

Veza është një tjetër produkt që ndihmon në shëndetin e syve. E verdha e vezës përmban antioksidantë dhe zink që ndihmojnë për luftimin në kohë të degjenrimit makular.

Konsumoni sa më shumë mandarina, portokalle dhe limon, sepse janë të pasura me Vitaminë C dhe u ndihmojnë të mos prekeni nga perdja e syrit. Gjithashtu edhe bajamet dhe produktet e detit do të ndikojnë pozitivisht në shëndetin e syve tuaj.