Jo vetëm modelet e huaja, por edhe Armina Mevlani na ka treguar kohë më parë se ky do të jetë trendi i vitit – AlpeGossip
Jo vetëm modelet e huaja, por edhe Armina Mevlani na ka treguar kohë më parë se ky do të jetë trendi i vitit

Jo vetëm modelet e huaja, por edhe Armina Mevlani na ka treguar kohë më parë se ky do të jetë trendi i vitit

Një pjesë e madhe mendojnë se pas kaq shumë vitesh, pantallonat e gjera në fund, janë totalisht të dala mode. Por në fakt muajt e fundit kemi vënë re se ky model pantallonash po kthehet në trendin e momentit. Jo vetëm në dimër, por edhe në verë mund të kombinohen mjaft bukur me një bluzë të shkurtër. Të dyja modelet e njohura, Gigi Hadid dhe Kendall Jenner janë fotografuar në rrugët e New York dhe Parisit me stilin e pantallonave të gjera.

Megjithatë ky trend është përqafuar më parë edhe nga blogerja shqiptare, Armina Mevlani. Prej kohësh Armina na ka treguar se këto pantallona mund të kombinohen shumë mirë në mënyra nga më të ndryshmet.

 

 

Doni të ngjani klasike apo sportive e keni vetë në dorë, mjafton që të zgjidhni bluzën dhe këpucët me të cilat do t’i kombinoni pantallonat. Mund të themi përfundimisht se këto pantallona janë trendi më i fundit dhe nëse këto modele i kanë provuar t’i veshin, ju çfarë po prisni akoma?