Jo vetëm Oriola, Noizy ka rekrutuar një tjetër bukuroshe në OTR dhe duhet ta shihni patjetër! (FOTO) – AlpeGossip
Jo vetëm Oriola, Noizy ka rekrutuar një tjetër bukuroshe në OTR dhe duhet ta shihni patjetër! (FOTO)

Jo vetëm Oriola, Noizy ka rekrutuar një tjetër bukuroshe në OTR dhe duhet ta shihni patjetër! (FOTO)

Reperi i njohur shqiptar Noizy prej disa javësh ka paralajmëruar se po përgatitet për albumin e ri dhe do t’i shoqërojë të gjitha këngët me klipe.

Ai sapo ka publikuar në Instagram një video ku duket bashkë me anëtarët e tjerë të labelit të tij duke festuar përfundimin e xhirimeve të njërit nga videoklipet e ardhshme.

 

Në video ai ka etiketuar disa persona mes të cilëve na ra në sy një vajzë e re dhe e panjohur akoma për publikun.

Ambra Almeta është emri i vajzës e cila veç Oriola Marashit, duket se mund të jetë një anëtare e re e OTR dhe mbase një yll i ardhshëm i muzikës hip – hop në Shqipëri.

 

Ajo shfaqet në videon e postuar nga Noizy duke kënduar në grup bashkë me të tjerët,por teksa vizituam profilin e saj në Instagram vumë re se ajo veçse një vajzë joshëse është edhe mjaft simpatike.

Në profilin e saj ajo shkruan “Unë repoj” dhe gjithashtu shfaqet duke kënduar rep.

Mbetet për t’u parë nëse Ambra do të jetë e suksesshme me muzikën e saj në bashkëpunimin me OTR.