Jonida Maliqi rrëfen ndarjen nga bashkëshorti: Ndër periudhat më të vështira të jetës… – AlpeGossip
Jonida Maliqi rrëfen ndarjen nga bashkëshorti: Ndër periudhat më të vështira të jetës…

Jonida Maliqi rrëfen ndarjen nga bashkëshorti: Ndër periudhat më të vështira të jetës…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi ka zbuluar për herë të parë ndjenjat që përjetoi gjatë ndarjes me bashkëshortin e saj prej 17 vitesh.

Të dy kanë një djalë të vogël që jeton me Jonidën. Në një intervistë për revistën “Who”, Jonida ka folur për këtë ndarje.

Gazetarja: E ke kaluar ti ndarjen tënde? Shumë njerëz e shikojnë të vështirë?

Jonida Maliqi: Pa dyshim, do tregohesha hipokrite në qoftë se do thoja jo. Ne e vendosëm që nuk do të ishim më bashkë. Kjo, ka qenë një ndër periudhat më të vështira të jetës sime. Është dashur shumë kohë që të dilnim në atë vendim. Ka qenë një luftë e brendshme që nuk e kam reflektuar jashtë, ndaj shumë njerëz janë çuditur në momentin që morën vesh lajmin, sepse unë vazhdova rutinën time.

Kaloi vetëm në këtë mënyrë, duke menduar për vetveten, për Danin, për të mirën e familjes dhe për të mirën tonë si çift. Kishim mbërritur në një pikë që nuk mund të ishim të qetë pranë njëri-tjetrit, vetëm distanca do na bënte mirë, ashtu sikurse jemi sot në paqe. Koha shëron gjithçka. Me kalimin e saj çdo gjë shuhet, nuk harrohet, por ama nuk ke më emocionet e dikurshme dhe sa herë më pyesin, kjo është këshilla ime e vetme, efekti kohë. Jemi njohur shumë të rinj, e perceptojmë ndryshe kur rritemi. Kur jemi të vegjël dashurojmë, idealizojmë në një mënyrë tjetër. Kur rritesh gjërat i shikon në një këndvështrim ndryshe dhe është çështje përshtatjeje.