U bë me dije që reperi i njohur Dj Blunt ishte plagosur me thikë dje, por tashmë është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa sipas një interviste që “Insajderi” i ka marrë Blunt, ky i fundit ka mohuar të jetë sulmuar.
Edon Dedi a.k.a Dj Blunt është shprehur:
Jo bre nuk është e vërtetë hiç, që jam therrur me thikë. Unë jam tu u marrë me klipin më të ri që e kemi publikuar sot, të quajtur “Dubai”. Ajo ngjarje që u raportu ka qenë e natyrës së një problemi që një shok i imi e ka pas me disa persona. Unë vetëm e kam ndihmuar atë. Kurgjë më shumë.”
Çfarë fshihet pas kësaj ngjarje? Sepse partneri i Blunt në muzikës, Real 1 pak orë pas sulmit ndaj reperit ka reaguar në faqen zyrtare të artistëve në Instagram, duke lënë të kuptohet që diçka ka ndodhur.
Në videot e postuara, Real 1 thotë:
Mos bëni panik, gjithçka është në rregull. Ka qenë një mosmarrëveshje e vogël. Ju e dini që ne jemi njishat, kurrgjë s’na bëni dot neve, ju jeni krejt kokrra p****, se kur je njish gjithmonë do kapen me ty, ne kemi me mbet njisha, ju kokrrat e p***!”
Kujtojmë që Dj Blunt dhe Real 1 janë në konflikt të hapur me pjesëtarët e “Redbox” dhe “Nesër Music”.