“JU NUK KENI PARË BABIN…”/ Eliona Pitarka zbulon kujt i ngjan më shumë vogëlushja (FOTO) – AlpeGossip
“JU NUK KENI PARË BABIN…”/ Eliona Pitarka zbulon kujt i ngjan më shumë vogëlushja (FOTO)

“JU NUK KENI PARË BABIN…”/ Eliona Pitarka zbulon kujt i ngjan më shumë vogëlushja (FOTO)

Në muajin mars Eliona Pitarka u bekua me një engjëll që i ndryshoi totalisht jetën. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes Eliona nuk është rezervuar dhe ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ndonëse për jetën e saj private ajo është treguar në përgjithësi e rezervuar.

Ajo nuk ka preferuar të flasë kurrë për bashkëshortin e saj dhe nuk e kemi parë të shfaqet ndonjëherë me të në rrjete sociale. Për këtë arsye, duke qenë se nuk kemi fare informacione, të gjithë mendojnë se Gala është një kopje e Elionës. Por në fakt aktorja ka treguar të kundërtën.

Ajo ka ndarë në Instagram një foto me Galën dhe ka treguar se ajo është kopje të atit. Siç duket Eliona e kqa pranuar këtë fakt dhe nuk i vjen keq që ta tregojë edhe publikisht.

“Ju nuk keni parë babin e Galës, prandaj thoni që më ngjan mua. Vajza e vogël e babit. Kopja e babit të vetë”, shkruan Eliona në postim.

Para disa ditësh si kurrë ndonjëherë, ajo publikoi dhe një foto të bashkëshortit me vajzën. Gala shihej duke fjetur mbi kraharorin e babit dhe Eliona u përpoq që si gjithmonë të mos e zbulonte portretin e partnerit. Ajo ka treguar se nuk publikon foto të bashkëshortit, sepse ai nuk ka dëshirë që të ekspozohet në publik.