Kaçurrelja e “Big Brother”: Jam single, që një mashkull të lidhet me mua duhet të... - AlpeGossip
Kaçurrelja e “Big Brother”: Jam single, që një mashkull të lidhet me mua duhet të…

Kaçurrelja e “Big Brother”: Jam single, që një mashkull të lidhet me mua duhet të…

Ishte padyshim një ndër vajzat më simpatike në “Big Brother 9”, por Ambra Muji vazhdon të komentohet pafund në rrjetet sociale.
Tashmë, e rikthyer te profesioni i saj si modele, në këtë intervistë për gazetën “Panorama Plus” , bukuroshja ka folur edhe për jetën private, duke deklaruar se është single.

E pyetur se çfarë e tërheq te një mashkull, ajo është shprehur se:

Duhet të shoh sa i sinqertë është ai me mua, sa besnik është. Tradhtinë nuk e pranoj kurrë. Do të kisha dashur që ai të jetë sa më transparent me mua, përderisa dhe unë mundohem të jem sa më transparente me të tjerët.
Sa për Elsamedin, Ambra ka deklaruar se nuk kanë fare kontakt me njëri-tjetrin.

E pyetur me cilët nga lojtarët e “Big Brother” vazhdon miqësinë, ajo thotë se:

Po, vazhdoj të mbaj shoqëri me disa nga ata. Konfliktet i kam lënë brenda “Big Brother”, sepse ishte lojë. Kam respekt, kam për të gjithë ata, që më japin. Nuk i kam kushtuar rëndësi, kush ka më shumë e kush më pak ndjekës.