“KAM QENË ME TË POR KAM TAKUAR 100 TË TJERË”/ Ish-banorja e BB rrëfen për tradhëtinë ndaj… (VIDEO) – AlpeGossip
“KAM QENË ME TË POR KAM TAKUAR 100 TË TJERË”/ Ish-banorja e BB rrëfen për tradhëtinë ndaj… (VIDEO)

“KAM QENË ME TË POR KAM TAKUAR 100 TË TJERË”/ Ish-banorja e BB rrëfen për tradhëtinë ndaj… (VIDEO)

Ish-banorja e edicionit të 9 të “Big Brother”, Gerta Shinon, e cila megjithse doli shumë shpejt, solli dinamika në spektakël.

 

Së fundmi ajo është shpërngulur në Norvegji, ku po bashkëjeton me të dashurin e saj. Ish-banorja ka hapur një kanal në Youtube ku publikon shpesh video nga jeta e përditshme me këshilla për ndjekësit dhe këtë herë i është përgjigjur edhe pyetjeve të tyre.

Pyetjes nëse e ka gënjyer ndonjëherë Florentin, të dashurin e saj, dhe ka dalë me dikë tjetër, Gerta i është përgjigjur:

 

“Për herë të parë në jetën time, që unë jam e lidhur me një djalë, nuk e kam gënjyer dhe nuk kam dalë me asnjë tjetër. Këtu e kuptova që Florenti është personi i duhur për mua, sepse as nuk më shkon në mendje që të takoj një njeri tjetër, fare.

Ndërsa kur kam qenë me ndonjë tjetër më përpara kam takuar 100 të tjerë. Nqs ndonjë nga ata e shikon videon, ju e keni kaluar dhe besoj se e keni marrë edhe vesh dhe nuk e keni më problem sepse nuk ju interesoj më unë. Nuk do t’ju kërkoj as falje, sepse nuk më vjen keq. E di që isha e keqe, por kështu jam unë.”- është shprehur ajo.