Një nga artistët më të pëlqyer nga publiku e ndër më të komentuarit në media, DJ i njohur, Vik Kraja ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”. Gjatë intervistës Viki bëri një deklaratë të papritur duke thënë se e ka shumë frikë bashkëshorten e tij.
“Nga njëshi deri tek dhjeta, sa frikë e ke gruan?”, e pyeti moderatorja Ester Bylyku.
“Dhjetë. Sepse gruaja është bërë për tu patur frikë. Nuk e di për gratë e tjera por e imja po”, u përgjigj Viki.
Viki dhe bashkëshortja e tij Amanda janë bashkë prej 15 vitesh dhe janë prindër të një djali me emrin Alen.