KËRKONI IDE SI TË KOMBINOHENI NË STINËN E DIMRIT? Mjafton të shihni ”Instagram-in” e Anxhelina Hadërgjonaj – AlpeGossip
KËRKONI IDE SI TË KOMBINOHENI NË STINËN E DIMRIT? Mjafton të shihni ”Instagram-in” e Anxhelina Hadërgjonaj

KËRKONI IDE SI TË KOMBINOHENI NË STINËN E DIMRIT? Mjafton të shihni ”Instagram-in” e Anxhelina Hadërgjonaj

Anxhelina Hadërgjonaj është një nga vajzat më tërheqëse të ‘showbiz-it’ shqiptar. Bukuroshja publikon në llogarinë e saj në ‘Instagram’ foto të ndryshme nga udhëtimet e shumta, festat luksoze dhe momentet pranë më të dashurve të saj, motrës dhe kushërirave. Nëse do të bëni një xhiro në rrjetin social të Anxhelinës, do të dalloni se këngëtarja dallon për kombinimet e saj mjaft të gjetura.

Duke kombinuar pantallonat në ngjyrë të zezë me bluze në ngjyrë rozë, kostume lëkure në ngjyrë të zezë, pantallona në ngjyrë bezhë me golf ‘crop-top’ në ngjyrë të bardhë, Hadërgjonaj ju jep të gjithëve disa sugjerime mjaft interesante se si të visheni ngrohtë dhe të dukeni bukur në të njëjtën kohë në stinën e dimrit.

Këto kombinime nuk i kanë shpëtuar dhe syrit të ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar gjithmonë Anxhelinën, duke e dalluar për stilin e saj nga gjithë artistët e tjerë.

Për më shumë shihni fotot më poshtë.