“KAM TRE VITE SINGLE”/ Moderatori shqiptar flet për herë të parë për jetën private (FOTO) – AlpeGossip
“KAM TRE VITE SINGLE”/ Moderatori shqiptar flet për herë të parë për jetën private (FOTO)

“KAM TRE VITE SINGLE”/ Moderatori shqiptar flet për herë të parë për jetën private (FOTO)

Xhani Shqerra, ishte sot përballë Fatmës dhe Aulonës në emisionin “Thumb”, për të na njohur me një anë tjetër që radhë e tregon në publik. Pas një drejtimi të gjatë të emisionit në “My Living”, ai është shkëputur për të nisur një rrugëtim të ri në ‘Klan Plus’.

“Kam kaluar tek ‘Klan Plus’, pasi jam edhe autor, jam pjesë e ekipit, jo vetëm moderator. E shijoj të përditshmen time ashtu siç dua, bukur.  Tek ‘Living’ kishte një lloj filtri për të cilin jo gjithmonë isha dakord, Kjo ishte një nga arsyet që u largova, por jo më e rëndësishmja, pasi nuk më penalizonte shumë. Thjesht ishte diçka që nuk mund të vazhdonte përjetësisht”, u shpreh Xhani.

 

Por çfarë mendon ai nga zëvendësimi me figurën e Arjon Muçës?

“Nuk kam parë asnjë puntatë, për hir të së vërtetës. Por kam parë publicitetin, duke qenë se Arjonin e njoh, ndiqemi në rrjetet sociale. Nuk e kam parë sepse kam qenë vetë pjesë, në të kundërt do e shihja”, tha Xhani duke mos dhënë asnjë koment tepër rreth kësaj teme.

 

Si asnjëherë më parë ai, foli edhe për jetën e tij private. Pa komplekse pohoi se ka tri vite që nuk ka një lidhje stabël dhe të qendrueshme.

“Kam tri vite që jam single. E kam mendjen tek lidhja e fundit. Kam tentuar për t’u rikthyer, por jemi kokëfortë dhe shumë krenarë. Kjo është gjë e keqe. Unë dashuroj shumë”, tha moderatori në kuadrin e shakasë. Ai nuk e mohoi që është edhe pak zevzek, kur vjen puna tek lidhjet.

 

Ai tregoi se ka dashuruar tri herë gjatë jetës dhe se sjellja është tipari që vlerëson më shumë tek një femër.

“Mënyra ime e sjelljes, më femërore seç duhet ndonjëherë sipas disave,  është paragjykuar nga të tjerët. Por unë nuk e kam vuajtur” tha Shqerra në mbyllje të emisionit.