“KAM VETËBESIM…”/ Nga marrëdhënia e fortë me babain dhe deri tek zhgënjimi i saj i parë, Arilena Ara flet pa doreza – AlpeGossip
“KAM VETËBESIM…”/ Nga marrëdhënia e fortë me babain dhe deri tek zhgënjimi i saj i parë, Arilena Ara flet pa doreza

“KAM VETËBESIM…”/ Nga marrëdhënia e fortë me babain dhe deri tek zhgënjimi i saj i parë, Arilena Ara flet pa doreza

Këngëtarja e njohur Arilena Ara është një ndër artistet më të dashurapër publikun shqiptar.

Pasioni i saj për muzikën ka nisur që në vogëli me pjesëmarrjen e saj në “Gjeniu i vogël”, “X-Factor” ku doli dhe fituese. Projektet e saj muzikore kanë rezultuar gjithmonë të suksesshme dhe dëgjohen edhe sot e kësaj dite.

E ftuar në programin “A Live Night”, këngëtarja ka folur rreth jetës së saj profesionale dhe personale. Arilena ka treguar plot nostalgji një histori të fëmijërisë së saj dhe kohët me babain e ndjerë.

“Kam patur një lidhje të jashtëzakonshme me babain tim, ai zbuloi talentin tim për muzikën. Lidhja ime me të ka qenë e jashtëzakonshme, më merrte çdo pasdite dhe dilnim bashkë në qytet. Më tregonte sekrete që nuk i ka ndarë me askënd të familjes. Të jesh fëmijë e të konsiderojë si të rritur, të bën të kesh siguri. Lutesha çdo natë për familjen dhe të afërmit. Kisha një gjendje ekonomike të thjeshtë, më modeste se të thjeshtë, por lumturia dhe lidhja që ne kishim ishte shumë e bukur e shumë spontane. Tregonim çdo gjë njëri tjetrit.”– rreëfeu ajo.

Teksa është pyetur se cili ka qenë dhe zhgënjimi i saj më i madh, artistja ka zbuluar se ka qenë pjesëmarrja e saj tek “Gjeniu i Vogël” ku nuk arriti të rrëmbente çmimin e parë.

“Jam njeri me vetëbesim shumë të lartë dhe e marr punën shumë seriozisht. Isha 11 vjeç tek Gjeniu i Vogël dhe nuk e kuptoja aq mirë që kjo ishte një punë, por e kisha vizionin e qartë se çfarë doja të bëja me muzikën. Kam patur edhe babain që ma evidentonte më tepër dhe më jepte vlerësimin që të arrija një shkallë më lart. Aty pësova zhgënjimin e parë sepse nuk fitova. Kuptova që nuk duhet të pretendoj të futem në një garë e të fitoj patjetër”.– u shpreh Ara.