Fifin jemi mësuar ta shohim si këngëtaren e spektaklit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën, por këtë herë këngëtarja ishte e ftuar në panel. Ashtu siç premtoi Luana fansave të programit duke mbajtur fjalën.
Shpesh herë Fifi ka treguar se është e dashuruar, por mbrëmjen e djeshme këngëtarja zbuloi ekskluzivisht për “Shiko Kush LUAN” se dashurinë për partnerin e saj e ka “gdhendur” në trup, duke e bërë tatuazh “përkëdhelinë” që i bën atij që i ka rrëmbyer zemrën.
Fifi vendosi mos të hajë por ta tregojë kuptimin e këtij tatuazhi.
“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, kështu u shpreh Fifi.
“Xh” e famshme që Fifi ka thënë për “Shiko Kush LUAN” sezonin e kaluar, këngëtarja na e zbulon nëpërmjet Instagramit të saj duke patur “follow” vetëm “Stracciatella”-n e saj. Kështu ka zbuluar emrin e tij Xhulio.