Dy konkurrentët e Big Brother Albania Vip, Kiara dhe Luizi shkuan në suitën e përgatitur nga Vëllai i Madh, aty ku do flenë deri të martën.
Ata u surprizuan nga ambienti i bukur, ndërsa nuk munguan as batutat mes çiftit.
Ishte Kiara ajo që e kërkoi suitën nga Vëllai i Madh, si një prej fituesve të sfidës së imitimeve.
E vetmja ankesë e Luizit ishte fakti që dhoma ka kamera, gjë që do e frenojë çiftin të kalojë momente intime. Megjithatë mbetet për tu parë ç’do ndodhë me të dy deri të martën brenda dhomës.