MOS I HUMBISNI/ Këto gjëra ose i dini gabim, ose nuk i dini fare (FOTO) – AlpeGossip
MOS I HUMBISNI/ Këto gjëra ose i dini gabim, ose nuk i dini fare (FOTO)

MOS I HUMBISNI/ Këto gjëra ose i dini gabim, ose nuk i dini fare (FOTO)

Me shumë mundësi qëndron pjesa e parë e titullit. Këto gjëra që do t’ju tregojmë me shumë mundësi i keni ditur gabim gjithë këtë kohë. Ndaj ka ardhur momenti për t’i mësuar saktë.

Kameleonët kamuflohen për mbrojtje

Jo, kameleonët kamuflohen për të rregulluar temperaturën e tyre trupore.

Lakuriqët janë të verbër

Në fakt lakuriqët shohin 3 herë më mirë se njerëzit.

Peshku i kuq ka memorje afatshkurtër

Në fakt peshku i kuq është po aq i zgjuar sa zogjtë dhe gjitarët.

I ra një mollë në kokë dhe Newton zbuloi gravitetin

Deri diku e keni marrë vesh mirë këtë histori. Ama Newton nuk e zbuloi gravitetin sepse molla i ra në kokë por sepse gjithë kohës po fantazonte se përse mollët nga pema bien vertikalisht dhe jo horizontalisht.

Demat ndjekin të kuqen

Nuk është e kuqja ajo që demat ndjekin, është objekti që lëviz.

Thonjtë rriten edhe pas vdekjes

Jo, as kjo nuk është e vërtetë. Kur zemra pushon së rrahuri nervat dhe qelizat trupore ndalojnë përgjithmonë funksionin, pas 2 ose 3 minutash.

Nuk ka gravitet në hapsirë

Ndoshta është në sasi të vogël, por graviteti ekziston edhe në hapsirë.

Muri kinez duket nga hapsira

Jo, muri kinez nu duket nga hapsira dhe aq më pak me sy të lirë.

Qentë shohin bardh e zi

Në fakt qentë e shohin botën me kombinime të blusë dhe të së verdhës.