Koleksioni i ri i Louis Vuitton është një fantazi e zbritur nga yjet/ FOTO – AlpeGossip
Koleksioni i ri i Louis Vuitton është një fantazi e zbritur nga yjet/ FOTO

Koleksioni i ri i Louis Vuitton është një fantazi e zbritur nga yjet/ FOTO

Koleksioni i Vjeshtë/Dimër 2018 i Louis Vuitton u prezantua në oborrin e Louvre ditën e djeshme. Modelet zbritën nga shkallët e shekullit XIX dekoruar nga statuja gjigande e më pas sfiluan në një platformë të frymëzuar nga filmat fantastiko-shkencor.

Idea e miksimit të periudhave kohore ka qenë kryefjala e sezoneve të fundit. Logoja e famshme LV dukej sikur ishte marrë nga uniformat e ekuipazheve të anijeve kozmike.

Edhe vetë veshjet kanë një hije uniforme ajrore. Modelet kishin vetëm një dorezë, në dorën që mbanin çantën.

Materialit ishin sa të buta, aq dhe të ngurta. Ngjyrat po ashtu, varionin që nga e verdha e ëmbël, e deri tek e zeza e lëkurtë.