KOMPLEKSI ZERO/ Jessie J tregon të pasmet me celulit dhe nuk i bëhet aspak vonë - AlpeGossip
KOMPLEKSI ZERO/ Jessie J tregon të pasmet me celulit dhe nuk i bëhet aspak vonë

KOMPLEKSI ZERO/ Jessie J tregon të pasmet me celulit dhe nuk i bëhet aspak vonë

Ajo është duke shijuar romancën me të dashurin Channing Tatum, me të cilin është në një lidhje prej tetorit të vitit të kaluar.

Jessie J vendosi që të tregonte trupin e saj me celulit të enjten, pasi postoi disa foto në Instagram.

Këngëtarja 30-vjeçare pozon në plazh me rroba banje dhe ka vendosur që të mos i editojë fotot.

“Për ata që më thonë se kam celulit. E di. Kam pasqyrë”, shkroi ndër të tjera Jessie J në postim.

Në një prej fotove ajo pozon gjysmë e shtrirë, pa pikë makijazhi, ndërsa në foton tjetër këngëtarja është e kthyer me kurriz nga kamera dhe celuliti është i dukshëm.

Por të gjithë kemi në fund të fundit dhe duhet të mësohemi të duam trupin tonë kështu siç është!