KOPJOI KËNGËN E VITIT 1973/ Nuk aprovohet kërkesa për rrëzimin e padisë, Ed Sheeran në gjyq – AlpeGossip
KOPJOI KËNGËN E VITIT 1973/ Nuk aprovohet kërkesa për rrëzimin e padisë, Ed Sheeran në gjyq

KOPJOI KËNGËN E VITIT 1973/ Nuk aprovohet kërkesa për rrëzimin e padisë, Ed Sheeran në gjyq

Një gjykatë në SHBA ka refuzuar kërkesën e Ed Sheeran për të hedhur poshtë një padi kundër këngëtarit, ku akuzohet se kopjoi pjesë të këngës Let’s Get It On të Marvin Gaye.

Vendimi është marrë të enjten nga gjykatësi Louis Stanton. Ai tha se u gjetën ngjashmëri të konsiderueshme midis disa prej elementeve muzikore të dy këngëve.

Ed Sheeran mohoi kopjimin e disa prej pjesëve të këngës së vitit 1973 për hitin e tij Thinking Out Loud.

Padia është ngritur kundër Sheeran, Sony/ATV Music Publishing dhe Atlantic Records nga trashëgimtarët e producentit Ed Townsend, që ishte bashkë-autor i Let’s Get It On me Gaye.

Gjithashtu kompania po shqyrton një padi prej 100 milionë dollarësh për të njëjtën arsye, që u ngrit qershorin e kaluar nga kompania Structured Asset Sales, e cila zotëron një pjesë të së drejtës së autorit në këngën e Gaye.

Ai tha se gjeti “ngjashmëri të konsiderueshme midis disa prej elementeve muzikore të dy veprave”.