“KUR DO TË SHOHIM PËRSËRI NË TELEVIZION?” Luana më në fund ka një përgjigje (FOTOT) – AlpeGossip
“KUR DO TË SHOHIM PËRSËRI NË TELEVIZION?” Luana më në fund ka një përgjigje (FOTOT)

“KUR DO TË SHOHIM PËRSËRI NË TELEVIZION?” Luana më në fund ka një përgjigje (FOTOT)

Luana Vjollca i ka lënë të gjithë kuriozë prej kaq kohësh prandaj dhe po merr shumë mesazhe që e pyesin se ku do e shohim këtë sezon. Kjo për shkak edhe të thashethemeve se moderatorja po largohet nga “Top Channel” dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër.

Së fundmi Luana tregoi sa shumë fansa e pyesin se ku do ta shohin këtë sezon dhe më në fund ajo e ka një përgjigje.

“Shumë shpejt do ju bëj lajmërimin për sezonin. Faleminderit o publiku im!”, shkruan Luana, e cila ndodhet me pushime në Mykonos.

Në festën e organizuar për 30-vjetorin e saj të lindjes, Luana tha se ka gati projektin e jetës që do të mbajë titullin “Thuaje”. Ky program do të jetë jetë një projekt zemre dhe do të ketë histori të vërteta.