Ismail Kadare konsiderohet nga disa si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të.
Në një intervistë të dhënë në dhjetor 2016 gruaja e shkrimtarit Helena Kadare njoftoi se Kadare po shkruante një libër mbi Pasternakun.
Në korrik 2018 botuesi shqiptar i Kadaresë, pasi hodhi poshtë një lajm të rremë se Kadare ishte shtruar në spital, njoftoi se në nëntor të atij viti do të botohej libri i tij më i ri me titull “Kur sunduesit grinden”.
Spekulimet moren fund pas u zbulua se prej dy vitesh ai po përgatit veprën “Kur sunduesitn grinden” i cili do të promovohet në 14 nëntor në edicionin e 21-të të “Panairit të Librit”.
Shtëpia botuese Onufri me anë të një postimi ka publikuar një foto të shkrimitarit ku ka vërtetur të gjtiha lajmet që janë përfolur.
Kadare duke rishikuar faqet e fundit të tij të ri”: shkruan krah fotos shtëpisa botuese.
Akoma vetë Kadare nuk ka zbuluar detaje nga vepra e re por prej dy muajsh në mediat online është zbuluar se ky libër përfshin historine shkrimtarëve të mëdhenj që iu kanë mbijetuar diktaturave.
Përgatiti:AlpeNews.al