Ata janë dy nga këngëtarët e njohur, të cilët me këngët e tyre bënë për vete publiku shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtarin e grupit ‘WSF’ Armiri Shahini dhe Anjeza Shahini, të cilët edhe pse kanë të njëjtin mbiemër, asnjërit nuk i kishte shkuar mendja se do kishin lidhje gjaku.
Sipas’ Iconstyle.al’ dy këngëtarët e njohur janë kushërinj të parë pasi, baballarët e tyre janë vëllezër. Ndonëse kanë një lidhje gjaku kaq të afërt, dy personazhet e njohur asnjëherë nuk e bënë publike lidhjen e tyre familjare.
Ndër të tjera sipas’ Iconstyle.al ‘mësohet se Miri është njohur me bashkëshorten e tij gjermane në dasmën e motrës së Anjezës, e cila u martuar me një shtetas gjerman. Siç dihet Rabean dhe Miri janë prindër të një vajze të vogël.