Luanesha shihet e tërbuar duke iu hakërryer luanit, i cili mbulon me putra kokën e ulur.
Pamjet janë marrë në Tanzani nga fotografi George Hart, gjatë safarit të tij të parë afrikan.
“Dukej qartë që po grindeshin me njëri-tjetrin. Sapo ishin çiftëzuar kur vendosa të bëja fotot. Ai po bënte trimin dhe shkrepa disa foto, kur luanesha iu përgjigj dhe e bëri që të ulte kokën”,- tha fotografi 58-vjeçar.