Reçipetat janë elementi më i rëndësishëm i veshjes së çdo gruaje. I mbajmë veshur thuajse çdo ditë dhe gjendja jonë dhe vetëbesimi, varen prej tyre.
Ndaj ne ju sjellim disa këshilla sesi të ndiheni rehat ndërsa vishni të brendshmet dhe si t’i shfrytëzoni ato në maksimum.
Mos lejoni të rrëshkasin
Nëse vishni një bluzë apo fustan bust, ideja më e mirë që reçipetat tuaja të mos rrëshqasin është t’i lidhni ato me pjesën e rripave mbajtës.
Sekreti i efektit “Push up”
Sekreti i ngritjes së gjoksit është që të vendosni mbushjen prej silikoni në mënyrë vertikale dhe jo horizontale.
Nëse rripat mbajtës ju vrasin
Vendosni një pjesë të silikonit mbushës në pjesën e shpatullave. Nëse ju vrasin rripat mbajtës të reçipetave, atëherë kjo është një shenjë që ato janë konsumuar më shumë seç duhet.
Bëjeni fustanin bust të jetë i rehatshëm
Kjo mund të ndodhë nëse i qepni reçipetat me fustanin në mënyrë që dekolteja juaj të duket e mahnitshme.
Si të rregulloni rripat
Për të rregulluar rripat duhet të vendosni dy gishtat e dorës në supe.
Si të ngrini gjoksin
Nëse e doni gjoksin të duket voluminoz, vendosni rripat në formë kryqi në pjesën e pasme të kurrizit.
Si të rregulloni sutjenat me dantellë
Sutjenat me dantellë janë të rehatshme por kanë nevojë për mbushje nëse doni që të duket më voluminoz gjoksi juaj.
Shmangni hapësirat e këmishës
Kjo arrihet nëse këmisha ka një copë të brendshme te kopsat që mund të kapet lehtësisht.
Metoda e rehatshme e mbajtjes së reçipetave.
Një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur reçipetat tuaja është që të përdorni një varëse të thjeshtë. Në këtë mënyrë ato nuk do të humbasin formën e tyre dhe do të jenë gjithnjë si të reja.