KUSHTON 20 MILIONË DOLLARË/ Pamjet nga apartamenti i ri i Oni Hysenbelliut (FOTO) - AlpeGossip
KUSHTON 20 MILIONË DOLLARË/ Pamjet nga apartamenti i ri i Oni Hysenbelliut (FOTO)

KUSHTON 20 MILIONË DOLLARË/ Pamjet nga apartamenti i ri i Oni Hysenbelliut (FOTO)

Fatmir Hysenbelliu është një ndër personazhet më të komentuar në media jo vetëm për jetën e tij private, por edhe për jetën luksoze që bën, udhëtimet e shtrenjta dhe sigurisht shtëpinë e tij e cila muajt e fundit ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Fatmiri nëpërmjet fotove dhe videove të ndryshme ka treguar shpesh ambiente të shtëpisë madhështore e cila është e vendosur në katin e fundit të një ndërtese, ku ka palestër personale dhe gjithashtu një pishinë.

Së fundmi, Oni ka dhënë një intervistë për ‘Revistën Who’ e cila ka siguruar gjithashtu dhe disa pamje nga apartamenti luksoz. Siç ka rrëfyer Oni me pjesën më të madhe të arredimit modern është marr arkitekti, por më shumicën e detajeve është marr ai vetë.

 

Por të gjithë janë kurioz se sa i ka kushtuar Onit kjo shtëpi. Sipas ‘Revistës Who’ në një përllogaritje, shtëpia e biznesmenit kap vlerën e 20 milionë $, duke përfshirë këtu edhe hapësirat e përbashkëta që ka me të motrën dhe prindërit.