Kylie Jenner veshi rroba banje si të Luanës dhe i vuri vulën trendit numër 1 të verës – AlpeGossip
Kylie Jenner veshi rroba banje si të Luanës dhe i vuri vulën trendit numër 1 të verës

Kylie Jenner veshi rroba banje si të Luanës dhe i vuri vulën trendit numër 1 të verës

Ylli i serialit “Keeping up with the Kardashians”, Kylie Jenner, na mahniti të gjithëve dje me një seri fotosh, ku reklamonte linjën e re të kozmetikës.

Të gjithë ishin kuriozë për të parë fotot e saj, pasi Kylie zbuloi se ka hequr dorë nga mbushësit e buzëve.

Por ajo që na zuri syri në fotot provokuese ishte veshja e Kylie-s: një palë rroba banje trup metalike.

Ngjyra e tyre e ndezur rozë na kujtoi rrobat e banjës së Luana Vjollcës, e cila u shfaq pak ditë më parë në plazh duke treguar linjat seksi.

Industria e modës është e fiksuar pas rroba banjeve metalike që vijnë në ngjyra nga më të ndryshmet si ari, argjendi, portokalli dhe tashmë edhe rozë.

Edhe Anxhelina u shfaq me disa foto bombastike pak kohë më parë dhe mund të themi se ishte efekti i rrobave të banjës metalike.

Tani u bindëm që ky trend do të bëjë namin këtë verë dhe mos kini fare dyshime për këtë.