Lum Ariana që të ka! Ermal Fejzullahu e mbush me dhurata luksoze bashkëshorten për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
Lum Ariana që të ka! Ermal Fejzullahu e mbush me dhurata luksoze bashkëshorten për ditëlindje (FOTO)

Lum Ariana që të ka! Ermal Fejzullahu e mbush me dhurata luksoze bashkëshorten për ditëlindje (FOTO)

Bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu feston sot ditëlindjen. Që në orët e para të mëngjesit, Ariana është surprizuar nga partneri me disa dhurata mjaft të veçanta dhe romantike.

Një buqetë me lule dhe tre pako, njëra prej të cilave mban emrin Louis Vuitton, janë renditur me tryezë, në foton që Ariana ka publikuar në Instagram.

“Është ditëlindja ime”, shkruan bukuroshja shqiptare, e cila njihet për veshjet dhe aksesorët luksozë që ka në gardërobë dhe që i ekspozon vazhdimisht në rrjetet sociale.

Madje bashkëshorti i saj , Ermali është shprehur se bëhet xheloz që bashkëshortja e tij Ariana ka më shumë ndjekës në Instagram e madje merr më shumë pëlqime se ai.