MAGJIKE/ Në shtëpinë e Miriamit dhe Albanit, Ameli i jep gjithë atmosferën festave (VIDEO) – AlpeGossip
MAGJIKE/ Në shtëpinë e Miriamit dhe Albanit, Ameli i jep gjithë atmosferën festave (VIDEO)

MAGJIKE/ Në shtëpinë e Miriamit dhe Albanit, Ameli i jep gjithë atmosferën festave (VIDEO)

Na ndajnë vetëm pak ditë nga Krishtlindja dhe Viti i Ri dhe sigurisht që atmosfera ndihet në çdo shtëpi. Të vegjëlit janë ata që i ndiejnë më shumë këto festa, falë gjithë dashurisë, pozitivitetit dhe energjisë që shpërndahet. E njëjta gjë ndodh edhe në shtëpinë e Albanit dhe Miriamit, ku qershia mbi tortë e festës është vogëlushja Ameli. Miriami ka publikuar në ‘Instagram’ një video nga një cep i shtëpisë, në cilin është vendosur pema e zbukuruar. Në sfond dëgjohet zëri i ëmbël i Ameli, e cila dëgjohet duke kënduar ‘Ja na erdhi Viti i Ri’. “Që kur mbushëm 1 vjeç kënga jonë e preferuar kur vijnë festat”, – ka shkruar Miriami bashkangjitur videos. Ameli dita-ditës po na provon se në të ardhmen do të jetë një trashëguese e denjë e profesionit të mamit dhe babit.