Në kuadër të festivalit “Sunny Hill” , Dua Lipa po qëndron në Kosovë, ku erdhi dy ditë më parë shoqëruar nga i dashuri i saj ,Anwar Hadid.
Mbrëmë ishte nata e parë e këtij festivali dhe këngëtarja e mirënjohur shijoi nga afër përformancat e artistëve të ndryshëm .
Këngëtarja Dua Lipa është shumë e pelqyer nga publiku dhe këtë pëlqim e ka fituar jo vetëm për shkak të zërit të saj por edhe sepse ajo gjithmonë shfaqet krenare për vendin e saj të lindjes. Përpara se të nisej drejt skenës ku do të mbahej festivali, fansat e saj në Prishtinë, kanë menduar t’i bëjnë asaj një surprizë në shenjë falenderimi dhe mbështetjeje.
Përballe hotelit ku po qëndronte Dua Lipa,një grup i madh fansash u mblodh në ballkonin e një ndërtese dhe filluan ta përshëndesnin këngëtaren me pankarta në duar. Kjo ishte një përshëndetje e ngrohtë me anë të së cilës fansat sollën një buzëqeshje në fytyrën e Dua Lipës.