MARIO HARRON TA UROJË PËR DITËLINDJE/ E ëma bën gjestin që e preku grimierin – AlpeGossip
MARIO HARRON TA UROJË PËR DITËLINDJE/ E ëma bën gjestin që e preku grimierin

MARIO HARRON TA UROJË PËR DITËLINDJE/ E ëma bën gjestin që e preku grimierin

Mario Dedivanoviç, shqiptari me famë të madhe dhe i njohur si grimieri i Kim Kardashianit, me postimin e tij të fundit në Instagram ka uruar të ëmën për ditëlindje. Mario shkruan se kishte harruar që nëna e tij kishte ditëlindjen dhe kur u kujtua, e telefonoi dhe mori nga ajo përgjigjen që nuk e priste.

Ashtu si çdo nënë, edhe e ëma e Marios menjëherë është ofruar ta ndihmojë para udhëtimit të tij.

“Gëzuar ditëlindjen gjithçka imja. E vetmja që kupton zemrën time sepse kemi një shpirt. Çdo natë para se të fle marr një mesazh prej saj ‘natën e mirë, të dua’ dhe çdo mëngjes zgjohem me një mesazh tjetër nga ajo pavarësisht se ku jam. Këtë mëngjes harrova që ajo ka ditëlindjen dhe kur pashë datën, e mora në telefon për t’i kënduar ‘Gëzuar ditëlindjen’. Ajo më pyeti nëse duhet të vijë për të më larë rrobat dhe të më ndihmojë të bëj gati valixhen për udhëtimin tim. Do isha i humbur pa ty mami. Të dua shumë jeta ime. Gëzuar 73-vjetorin”, shkruan Mario krah fotove me të ëmën.