“MË HANË DUART PËR…”/ Pasi fitoi çmimin e madh në BBA, Egla do jetë në Grande Fratello? – AlpeGossip
“MË HANË DUART PËR…”/ Pasi fitoi çmimin e madh në BBA, Egla do jetë në Grande Fratello?

“MË HANË DUART PËR…”/ Pasi fitoi çmimin e madh në BBA, Egla do jetë në Grande Fratello?

Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno ka habitur me një postim në Instastory, ku ka ngritur aludimet se mund të marrë pjesë në edicionin e ri të Grande Fratello në Itali.

Pasi rrëmbeu çmimin e madh në Shqipëri, mesa duket Egla synon të rrëmbejë fitoren dhe në Itali.

“Pas Big Brother Vip Albania “më hanë duart” për Grande Fratello! Vazhdiamo”, ka shkruar Egla në postimin e saj.

Kujtojmë se aktroja fitoi edicionin e tretë të BBV në një përballje ‘kokë më kokë’ me aktorin Jul Deda. Gjithashtu në natën finale arritën të ishin edhe Romoe Veshaj, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.