“MË TREGO QË JE SHQIPTARE, PA THËNË QË JE SHQIPTARE”/ Dua Lipa ndez atmosferën, kërcen me gotë në kokë (VIDEO) – AlpeGossip
“MË TREGO QË JE SHQIPTARE, PA THËNË QË JE SHQIPTARE”/ Dua Lipa ndez atmosferën, kërcen me gotë në kokë (VIDEO)

“MË TREGO QË JE SHQIPTARE, PA THËNË QË JE SHQIPTARE”/ Dua Lipa ndez atmosferën, kërcen me gotë në kokë (VIDEO)

Edhe pse është rritur larg atdheut, Dua Lipa duket tepër e lidhur me traditat shqiptare. Këngëtarja ka mbajtur të përditësuar ndjekësit e saj me pushimet në Shqipëri, ku shpesh ka ndarë foto e video. Së fundmi, Dua është shfaqur duke kërcyer nën ritmet e një kënge popullore shqiptare.

Ajo që vihet re, është se 25-vjeçarja kërcen mjaft bukur, madje dhe me një gotë rakie në kokë, tipike kjo për dasmat tradicionale shqiptare.

Dua qëndron në mes të pistës, ndërsa pranë saj, duke e shoqëruar qëndrojnë të afërmit.

Kujtojmë se prej disa ditësh këngëtarja ndodhet në Shqipëri, ku ka vizituar pikat më piktoreske. Ajo ka shërbyer dhe si një promovuese mjaft e mirë për vendin, pasi ka reklamuar pamjet mahnitëse shqiptare për miliona ndjekësit e saj në “Instagram”.

VIDEO