“MENDOJ SHPESH SI MË RRITI NËNA”/ Michelle Obama feston me të bijat dhe kujton të shkuarën e vështirë – AlpeGossip
“MENDOJ SHPESH SI MË RRITI NËNA”/ Michelle Obama feston me të bijat dhe kujton të shkuarën e vështirë

“MENDOJ SHPESH SI MË RRITI NËNA”/ Michelle Obama feston me të bijat dhe kujton të shkuarën e vështirë

Ish-zonja e parë, Michelle Obama festoi ditën e nënës me dy vajzat e saj, Malia 20-vjeç dhe Sasha 17-vjeç. Ato udhëtuan së bashku drejt Venecias dhe nuk nguruan të shijonin bukuritë e vendit duke shëtitur dhe me varkë. Michelle ndau këtë moment të ëmbël me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, duke publikuar një foto krah së cilës shkroi: “E gjej veten shpeshherë duke menduar se si nëna ime më rriti. Edhe pse familja ime kishte një apartament të vogël, një nga dhuratat më të mëdha që ajo më dha ishte liria për të eksploruar dhe për të zhvilluar vetëveten”.

Ashtu si çdo herë tjetër, Obama ka nxjerrë një tjetër mesazh për të gjithë fansat e saj. Kujtojmë se vetëm disa javë më parë, ish-zonja e parë solli biografinë e saj me titull ‘Becoming’, e cila ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në të gjitha vendet ku është shitur.